Çiljeta Xhilaga po përflitet se po jeton një histori të bukur dashurie me futbollistin e njohur shqiptar, Alban Hoxha. Edhe pse nuk e ka pohuar apo mohuar asnjëherë këtë histori, Çili është parë shpesh në stadium duke ndjekur ndeshjet e tij apo është kapur “mat” nëpër rrjete sociale duke i komentuar futbollistit simpatik.
Por pak minuta më parë këngëtarja e hitit “Booty” ka postuar një foto në profilin e saj në Facebook, ku duket shumë e lumtur dhe ku shkruan se “ndihet e dashuruar”. Duke qenë se dashuria të bën të ndihesh gjithnjë shumë mirë dhe tejet pozitive, edhe ne i urojmë Çilit të jetë gjithnjë kështu…/blitz/