close
Breaking NewsLajme

FOTO/ Çifti Obama kthehet në qytet me ndryshime, mahniten spektatorët

Barack-and-Michelle-Obama

Pas një pushimi të gjatë në ‘Ishujt e Virgjër’ Barack dhe Michelle Obama i janë rikthyer jetës normale në qytet. Çifti është fotografuar dje teksa vizitonte Galerinë Kombëtare të Arteve në Washington DC dhe përshëndeste spektatorët me dorë. Por rikthimi në jetën e përditshme sinjalizoi edhe ndryshimin e stilit të veshjes së Barack.

Ajo çka binte në sy ishte sigurisht xhaketa kafe e lëkurës. Po ashtu këpucët me lidhëse që i kishte kombinuar me xhaketën dhe syzet ishin shumë të këndshme. Pa u ndjerë aspak në turp, ai mbante në dorë një çantë pazari, lëvizje klasike e një babai. Pas 8 vitesh i veshur vetëm me kostume, Barack tashmë i është rikthyer normalitetit.

Por le t’i hedhim një sy edhe Michelle Obama-s, asaj që për 8 vite ishte një Zonjë e Parë shumë shik dhe moderne. Ajo kishte zgjedhur të vishej vetëm me të zeza, me një triko ‘oversize’, golf dhe xhinse që i rrinin të ngushta. Sigurisht nuk kishte harruar të vendoste aksesorë, syze, vathë, grumbull byzylykësh dhe një çantë të zezë lëkure që plotësonte veshjen.
Çifti dukej se po kalonte një kohë shumë të qetë, teksa Trump është i shqetësuar dhe akuzon administratën e tij për përgjime telefonatash./revistawho.com

 

Tags : Barack Obamamichelle obama
loading...