FOTO/ Çifti i lumtur! E keni parë të dashurën e futbollistit seksi të Kombëtares?

Generated by  IJG JPEG Library

Pauza nga kampionatet ku ata luajnë ka bërë që shumë futbollistë të kombëtares të nisen në destinacione të ndryshme për disa ditë relaksi. Kështu ka ndodhur dhe me Odise Roshin, një nga futbollistët më të spikatur të kombëtares shqiptare kohët e fundit. Ai është nisur drejt Frankfurtit, e përveç se për të pushuar ka shkuar të takojë të fejuarën e tij, e cila ka kohë që është zhvendosur aty. Sulmuesi i njohur është shumë i pëlqyer nga vajzat, por zemrën ia ka zënë vajza simpatike nga Vlora. Burime pranë revistës Who tregojnë se futbollisti i kombëtares është i lidhur prej disa vitesh, duke patur një marrëdhënie të konsoliduar me të. Së fundmi Roshi aktivizohet me skuadrën e Tereg Grozni në Rusi, teksa e dashura e tij është me studime në Gjermani. Gjithsesi duket se largësia nuk përbën aspak problem për të rinjtë, madje e ka forcuar më shumë këtë marrëdhënie./revistawho.com

15941944_10211800792914618_927356788_n

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password