Fotografja ruse me qendër në Izrael, Yulia Taits, ka dëshiruar gjithmonë një projekt në të cilin në fokus të ishin njerëzit albinë (një mutacion gjenetik i shkaktuar nga një defekt në një nga 11 gjenet që i japin organizmit instruksionet e duhura për prodhimin e pigmentit në lëkurë, flokë dhe sy.) “Bukuria e tyre unike më hipnotizon” – shkruan ajo në faqen e saj në Facebook. “Është një bukuri aq e pastër dhe e mahnitshme për mua, sa duket sikur është marrë nga fantazia e përrallave dhe legjendave.”Më në fund, Taits e realizoi dëshirën e saj, kur krijoi këto portrete mahnitëse në setin e saj Porcelain Beauty, për të cilin punoi me disa njerëz albinë. Edhe pse Taits, zakonisht i editon në Photoshop imazhet e saj përfundimtare, këto foto i la të paprekura./revistaclass
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”76″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ template=”default” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]