close
Breaking NewsLajme

FOTO/ Bes Kallaku bën tatuazh portretin e një personazhi të njohur, ndjekësit e gjykojnë

dfdfdfd_1476868173-7929345

Aktori i humorit Bes Kallaku ka realizuar një tatuazh të veçantë në pjesën e shpatullës së tij.
Këtë herë aktori ka vendosur të ketë si pjesë të pandarë të vetes së tij portretin e At Zef Pllumbit. Krahas fotos ku tregon tatuazhin e tij të ri Besi gjithashtu ka publikuar një pjesë nga shkrimet e tij dhe gjithashtu është shprehur rreth bashkëjetesës së tij me hoxhen Hafiz Derguti, në burgjet e diktaturës.

“Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën . . . Shka na mungon ne që mos të jemi si evropjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia.

Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem. Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut”. Franceskani Pader Zef Pllumi vuajti 23 vjet ne burgjet e diktatures. Ne nje qeli me hoxhen Hafiz Derguti, i cili do behej miku i tij me i mire.

Nje bashkejetese dhe harmoni ne ata kushte te asaj kohe. Kush e ka lexu “Rrno vetem per me tregue” e din…,”-përfundon postimi i Bes Kallakut në rrjete sociale. Megjithatë ky veprim i aktorit është dukur i ekzagjeruar nga ndjekësit e tij në rrjete sociale./Gazeta Express

besi_1476868087-8913294
Tags : Bes KallakuPORTRETtatuazh
loading...