Kur Elvis Pupa u rikthye e prezantoi idenë për të realizuar thuajse i vetëm një spektakël të ri humori, gati të gjithë ishin skeptikë. Ndoshta njerëzit e kishin harruar talentin e tij të madh e kohën kur i bëri të gjithë për vete në vitet e para të “Portokalli”-së. Por Pupa i zhgënjeu të gjithë për mirë. Ai solli në televizionet shqiptare një humor ndryshe, personazhe të rinj me skenare të mira, duke regjistuar një sukses të padiskutueshëm e duke i konkurruar fort spektaklet e konsoliduara. Ndaj normalisht pas një pune intensive e cila me siguri e ka bërë të ndihet jo pak krenar, aktori mbylli sezonin e u nis me bashkëshorten për pushime. Ata ndodhen në Bullgari duke shijuar suksesin. E meritojnë!/ revistawho.com