lefuture

FOTO/ Ardit Gjebrea zbulon prezantuesen e ‘Kënga Magjike 2016’

ardit-gjebrea

Kur finalja e ‘Kënga Magjike 2016’ është vetëm dy javë larg, Ardit Gjebrea ka zbuluar në një intervistë për Anabel se partnerja që do e shoqërojë këtë vit në prezantimin e spektaklit do të jetë Elia Zaharia.

Përse kjo zgjedhje këtë vit?

Në fakt është një zgjedhje që erdhi shumë organike. Përpara dy vjetësh, ne kishim një ide që të bashkonim në skenë grupin e njohur “Spirit Voice” ku dikur pjesë e saj ishte edhe Elia. Por për shkak të impenjimeve të Sonit (Malaj) dhe largësisë së Dorinës (Dorina Tiko), ky bashkim nuk u bë i mundur. Megjithatë gjatë asaj kohe jemi takuar disa herë me Elian dhe kujtoj se ajo ishte shumë entuziaste për t’u bërë pjesë. Madje bashkë kemi kujtuar të gjitha herët që “Spirit Voice” ka interpretuar në “Kënga Magjike”. Koha kaloi, por Elia mbeti për mua një realitet, duke parë edhe sukseset e saj të vazhdueshme. Së fundmi, më mrekulloi në shfaqjen “Tre Motrat”, siç edhe më ka pëlqyer jashtë mase, kur është prezantuar si këngëtare me videoklipe shumë modern. Madje tani që po flasim, ajo është duke xhiruar një film me metrazh të gjatë.

Këtë vit Elia ishte në qendër të vëmendjes për shkak të martesës së saj të madhe me Princin Leka 2. Ndikoi edhe kjo dasmë aq publike në përzgjedhje?

Dasma është një moment i lumtur në jetën e Elias, por nuk besoj se është përcaktuese për famën dhe popullaritetin e saj. Siç thashë edhe pak më parë, Elia ka treguar prej vitesh se ka shumë talente dhe është shumë moderne, edhe pse në dasmë iu desh t’i përshtatej protokollit klasik mbretëror. Unë do të doja që t’i jepja mundësinë të gjithëve të njohin brenda tre netëve të gjithë potencialin e saj të jashtëzakonshëm artistik.

Në ç’mënyrë?

Nuk dua të zbuloj shumë tani, por mund të them se do t’ju befasojë. Festivali do të nisë me Elian dhe do të mbyllet me Elian.

Imazhi i fundit publik prej saj, është ai me një fustan përrallor nuseje. Do të vazhdojë të ruajë imazhin prej princeshe në veshje edhe gjatë netëve të Këngës Magjike?

Elia do të jetë po aq e mrekullueshme në skenë sa çdo shoqëruese tjetër që ka qënë në duart e Geraldina Sposa. Prej kohësh Mandi dhe Marçela kanë nisur punën duke udhëtuar në Itali e Spanjë dhe duke kërkuar fustanet më të bukura të sezoneve më të fundit si të “Geraldina Sposa”, ashtu edhe të linjave të tjera që ata përfaqësojnë. Nuk kam dyshim, siç nuk kam pasur edhe në herët e tjera të bashkëpunimit me ta, që Elia do të shkëlqejë.

6792bf34195f8020003737be594bb0d3 d079d3bd92b84360c980b675733bdc60

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password