Kanë qenë të shumta sendet personale që i përkisnin Adolf Hitler, që deri tani kanë dalë në ankand: veshje, libra, manifestime. Por objekti i fundit i shitur nga shtëpia e ankandeve Alexander Historical Auctions, është i pazakontë. Bëhet fjalë për një palë mbathje të veshura nga Fuhrer në vitin e largët 1938. Ai i harroi ato në lavanderinë e një hoteli austriak. Ishte nipi i pronarit të hotelit që i dorëzoi në shtëpinë e ankandeve, të ruajtura në gjendje perfekte. Mbathjet kanë të qendisur iniciale A.H. Sipas “Huffington post”, “lufta” për t’i pasur ishte e fortë por në fund ato iu shitën një blerësi anonim për 7 mijë dollarë./ revistawho.com