Bukuroshja Angnesa Vuthaj para disa minutash ka ndarë me fansat e saj në ‘Instagram’ momente nga koha kur ajo pozonte për një nga kompanitë indiane. Bëhët fjalë për një set fotografik, i cili është realizuar në Emiratet e Bashkuara, ku Vuthaj ekspozonte stolitë e çmuara.
“Rikthim në 2007, me një nga fotot e realizuara për një kompani indiane të stolie të cmuara”- shkruan ish- Miss Albania bashkangjitur fotos.
Tashmë ajo është një sipërmarrëse, ka krijuar linjën e saj të veshjeve, duke përfshirë dhe aksesorët si çanta dhe këpucë./revistawho.com