close
Breaking NewsLajme

FOTO/ Alban Ramosaj rikthehet pas në kohë, kujton këtë pjesë të jetës së tij…

alban-ramosaj_1482918689-4401005

Ai është një nga artistët e rinj më të talentuar e më të pëlqyer. Bëhet fjalë për Alban Ramosaj, këngëtari i cili ka fituar zemrat e shumë njerëzve me zërin dhe personalitetin e tij. Në një foto të postuar së fundmi, Albani ka ndarë me fansat nostalgjinë që ai ka për fëmijërinë e tij, kohën kur ishte në shkollë, vend ky i cili ka një domethënie të veçantë për të. “Sa herë kaloj këtej më vijnë kujtimet kudo i hedh syt, me çdo stol e me çdo dritare.
Sa herë kaloj ndalem edhe reflektoj mbi jetën time se çfarë kam bërë dhe nëse do ishte i lumtur ai Albani i vogël diku që po bën ndonjë sherr me shumë mundësi aty brenda.
Mbase disave do ju duket e çuditshme kjo që po shpreh por kjo shkollë, kjo lagje, Dardanija ka shum…ka pas shumë dhe do ketë gjithmonë një rëndësi edhe një dashuri shumë të veçantë.. faleminderit që më fale disa nga kujtimet më të bukura të jetës sime. (My late childhood/early teenagehood)
#dardanija ps: Nadire Dyla mësuesja ime, një falenderim i veçantë për ty për ato vite që ndave dijen tënde me ne”-shkruan ai. Me sa kuptojmë nga fjalët e Albanit duket se ai ka qenë një fëmijë çapkën.

albani_1482918633-1664055
Tags : Alban RamosajFemijerinostalgji
loading...