Mbrëmja e të mëkurës nuk e ka gjetur në formën e duhur aktoren 26 vjeçare. E shoqëruar nga modelja Stella Maxwell, aktorja ecte nxitimthi si për t’ju fshehur syrit të paparacëve, por që është e pamundur, sidomos kur je një yll Hollywoodi. Bëhet fjalë për aktoren Kristen Stewart e cila u shfaq me sy të nxirë dhe gjunjë të vrarë. Aktorja shoqërohej nga modelja Stella Maxwell dhe të dyja e kaluan natën bashkë në bar ku luajtën edhe një lojë bilardo. Kristen dhe Stella mendohet se kanë një lidhje por që vajzat vetë nuk e kanë deklaruar dhe mesa duket do e mbajnë të fshehtë për një kohë të gjatë, përderisa ato u munduan të fshiheshin nga syri i paparacëve.