Aktori britanik Orlando Bloom është kapur mat duke flirtuar me një femër tjetër në një party të organizuar para ceremonisë së çmimeve ‘Oscar’.Ai është fotografuar në praninë e bukuroshes Erin McCabe e cila është vajza e biznesmenit Les McCabe. 40-vjeçari është shfaqur duke flirtuar e përkëdhelur më Erin e cila është konsideruar si sozia e Katy Perry. 6 ditë pas këtij skandali Orlando Bloom pranon hapur ndarjen nga këngëtarja e fashme, të jetë kjo vallë vetëm një rastësi? Aktori dhe këngëtarja 32-vjeçare kanë qenë në një lidhje dashurire përreth një viti mjaft intensiv ku janë shfaqur gjithmonë në praninë e njëri-tjetrit duke shfaqur hapur në këtë mënyrë edhe dashurinë e tyre. Tashmë ata nuk janë më bashkë fakt ky i cili nuk është pritur mirë nga fansat./topalbaniaradio