Forconi kockat, gjunjtë dhe gjymtyrët me këtë recetë


Qëndrimi jo në mënyrën e duhur dhe mbajtja jo e drejtë e trupit është një nga arsyet kryesore të dhimbjes në këmbë, në gjymtyrë dhe në shpinë. Në mënyrë që të parandaloni komplikimet e mëtejshme është shumë e rëndësishme që të rregulloni mënyrën se si qëndroni.
Më poshtë ne po iu japim një recetë 100% natyrale që largon dhimbjen dhe forcon në mënyrë efektive gjunjtë, kockat dhe gjymtyrët.

Ky ilaç i mahnitshëm ka efekte jashtëzakonisht pozitive dhe e ka origjinën që nga Greqia e lashtë.

Përbërësit

50 g grurë (kokërr)

50 g fara luledielli

3 lugë gjelle rrush i thatë

3 lugë gjelle susam i bluar

50 g fara kungulli

10 lugë gjelle fara liri

1 kg mjaltë lulesh të egra

Përgatitja

Vendosim të gjithë përbërësit në një tas të madh. I përziejmë mirë dhe e vendosim përzierjen në një kavanoz qelqi.

Përdorimi

Konsumojmë 1 lugë gjelle të kësaj përzierjeje përpara se të hamë mëngjes dhe drekë. Ky ilaç tepër efektiv do të përmirësojë dhe do të rivendosë elasticitetin e tendinave dhe ligamenteve, si dhe do të forcojë muskulin e zemrës dhe gjymtyrët.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password