Aktori i dashur i humorit, Florjan Binaj ka zgjedhur që urimin e tij për Krishtlindje ta bëjë përmes një fotoje shumë të bukur me familjen e tij. Ai ka përfshirë në urim dhe Glauk, më të voglin e familjes, i cili erdhi në jetë vetëm pak javë më parë. Mes ngrohtësisë, që të përcjell kjo foto, aktori shkruan: ”Gëzuar Krishtlindjen bashkë me të gjitha festat e fundvitit!!!Mundohuni të jeni kaq të lumtur dhe të mirë gjithë vitin, jo vetëm nëpër fundjava!!!Ju uroj të gjithëve shumë dashuri sepse dashuria është i vetmi ilaç që shëron çdo plagë dhe nuk kushton asgjë”.