Kohët e fundit lëvizjet e personazheve të njohur të ekranit nga një televizon në tjetrin kanë qenë të bujshme. Për një lëvizje të mundshme është përfolur edhe aktori i “Portokalli”, Florjan Binaj. Pak kohë më parë u tha se ai nuk do të ishte më pjesë e ‘Top Channel’ dhe po diskutonte të shkonte në një tjetër televizion. Madje është vënë re se ai nuk ka qenë i pranishëm as në turneun veror që “Portokalli” zhvillon në vende të ndryshme.
Megjithatë Flori ka vendosur t’u jap fund thashethemeve dhe të tregojë vetë të vërtetën. Me anë të një postimi në ‘Instagram’ ai ka thënë se në turne ka munguar për arsye personale, megjithatë në sezonin e ri do të jetë sërish i pranishëm, duke nënkuptuar se do të vazhdojë të shfaqet në ekranin e ‘Top Channel’. “Për të gjithë fansat e mi! Të dashur fansa të mi dhe të personazheve të mia… Duke u nisur nga pyetjet e shumta javën e fundit për mungesën time në turneun e ‘Portokalli’-së nëpër qytete, ju them se për arsye personale, unë nuk do jem gjatë këtij turneu në asnjë prej qyteteve ku do të zhvillohet. Gjithsesi vera kalon shpejt dhe sezoni i ri vjen për më pak se 2 muaj! Pushime të mbara të gjithëve! Ju dua shumë!”, – ka shkruar aktori. /revistawho.com