Floriana Garo është shtatzënë. Vetë moderatorja, nga Zvicra ku ndodhet aktualisht e ka konfirmuar lajmin për ‘Opinion.al’ duke u shprehur se po jeton momente lumturie. Ende nuk dihet gjinia e fëmijës, pasi Floriana është në muajt e parë të shtatzënisë.
Larg impenjimeve dhe jetës së kryeqytetit, moderatorja tregon se po jeton një periudhë qetësie, që me siguri i jep mundësinë t’i shijojë ditët e shtatzënisë. Në fotot e publikuara në Instagram, moderatorja simpatike duket tepër në formë dhe si gjithmonë e buzëqeshur, ndërsa shenjat e shtatzënisë ende nuk kanë nisur të shfaqen.
Ish-prezantuese dhe autore e emisionit “Jo vetëm modë” në TV Klan, Floriana Garo, pak muaj më parë i ka surprizuar të gjithë teksa deklaroi fejesën e saj dhe më vonë shkëputjen nga ekrani për t’u zhvendosur në Zvicër, pranë njeriut të zemrës.
I fejuari i saj Enis Daci është një djalë shqiptar, por i transferuar në Zvicër ku ushtron profesionin e avokatit. Te ketë qenë valle shtatzënia që e bindi Florianën të lërë Tiranën përfundimisht? /Opinion.al