Ish-miss Shqipëria, vetëm pak kohë më parë shpalli fejesën me avokatin Enis Daci i cili jeton në Zvicër, dhe siç duket kjo është arsyeja që Floriana do largohet nga Shqipëria. Me anë të një statusi të publikuar në “Instagram” moderatorja jep “lamtumirën” për të nisur një etapë të re në jetën e saj. Një nga imazhet më të ëmbla të televizionit ka fituar zemrat e publikut me bukurinë dhe dashamirësinë që e karakterizon. Një vendim aspak i lehtë por që shpresojmë të jetë një ogur i mirë për hapin që Floriana do të ndërmarrë.
“Të dashur miq,
“Jo vetëm modë” ka qenë eksperienca me lartësuese dhe përmbushëse në jetën time profesionale! Unë e nisa rrugëtimin tim në televizionin Klan ndaj falenderoj me zemër Aleksandër Frangajn për mundësinë dhe besimin që më ofroi. Pa Bertin, Mirën, Dritanin, Xhezualdin, Kristin dhe gjithë pasionin me të cilin ata e kanë ushqyer emisionin, asgjë nuk do ishte njësoj! Falenderoj pafundësisht të gjthë ata që kanë besuar tek unë dhe më kanë nxitur të bëj më të mirën por mbi të gjitha, publikun që cdo të shtunë në orën 20.05 ka kthyer stacionin tek “Jo vetëm modë”!
Unë kam vendosur të nis një kapitull të ri në jetën time, sigurisht një vendim aspak i lehtë, por gjithcka në jetë mundohemi ta bëjmë për më mirë.
Jam e bindur që do të rishihemi prapë në të ardhmen! Xoxo, Floriana”