Ai është një nga kantautorët më të njohur dhe talentuar të skenës shqiptare. Bëhet fjalë për Florian Mumajesin, i cili ka shënuar 20 vjetorin e tij në skenën shqiptare. Ka qenë vetë kantautori ai që ka postuar një foto nga fillimet e karrierës së tij dhe ku shkruan se prej dy dekashash është pjesë e muzikës shqiptare.
Këngëtari i shumë hiteve u bë i njohur për publikun shqiptar me grupin ” The Dreams”, ku shumë shpejt arriti të evidentohej nga dy djemtë e tjerë të grupit, Sonit dhe Eriostit. Por edhe karriera solo e Florit ka njohur shumë suksese dhe trofe. Hitet “Me sy mbyllur”, “Ka natë ka dhe ditë”, ” Me zemër”, ” Pa jetë”, “Me fjalë të vogla”, etj janë ato që e bëjnë Mumajesin një prej kantautorëve që publiku shqiptar do ta dojë gjithmonë…