lefuture

Flet shoferi i aksidentit në Vlorë: Ishte errësirë, nuk e pashë gropën

screenshot-1_1480284939-9439725

Pak orë pas aksidentit në aksin Ujë i ftohtë-Skelë, ku një 18 vjeçar humbi jetën dhe një tjetër u plagos, drejtuesi i mjetit është marrë në pyetje nga policia.

Petraq Beja, 21 vjeç, ka shpjeguar në spital për Prokurorinë  se punimet pa tabela paralajmëruese ishin shkaku i aksidentit vdekjeprurës.

“Nuk kishte ndriçim, ishte e vështirë të kuptoje se në mes të rrugës ishte e hapur një gropë e madhe”, ka thënë drejtuesi i automjetit, tashmë nën arrest për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, – shkruan Top Channel.

21-vjeçari ka rrëfyer se ka tentuar të devijojë në krahun e djathtë pasi në krahun tjetër ishte një mjet, por ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në një kanal.

Megjithë dëshminë e shoferit,  grupi i hetimit po verifikon nëse firma po i kryen punimet e Lungomares pa siguruar perimetrin me sinjalistikën e duhur.

Në njoftimin zyrtar të policisë së Vlorës thuhet se nga verifikimet e deritanishme firma fituese e tenderit për rregullimin e rrugës është grekja “Intercak”, ajo që po kryen punimet është firma shqiptare “Xhem”.

Për këtë arsye janë thirrur për t’u marrë në pyetje përfaqësuesit e firmës së nënkontraktuar. Ndërkohë që priten edhe konkluzinet e ekspertëve autoteknikë për shpejtësinë me të cilën po drejtonte mjetin Beja. Kalimtarët shprehen të rezervuar për kushtet e sigurisë në rrugë.

“Kushtet e punës deri diku nuk janë të mira. Ato janë shumë të rëndësishme. Sigurimi teknik duhet. Këto duhet t’i bëjnë ata që janë përgjegjës. Ose t’i bllokojnë ose t’i rregullojnë”, shprehen qytetarët.

Rrugës për në Dhërmi, ku përcollën 18-vjeçarin, të afërm dhe familjarë të të ndjerit Kristo Panajoti ndaluan dhe hodhën lule e më pas edhe gurë ndaj mjeteve të firmës, në vendin e aksidentit.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password