Flet për herë të parë i dashuri i George Michael: Si e gjeta në krevat pa jetë


I dashuri i këngëtarit të njohur, George Michael që ndërroi jetë një ditë më parë, ka thyer heshtjen me anë të një statusi në Twitter. Fadi Fawaz shkruan se nuk do t’i harrojë kurrë këto Krishtlindje. I dashuri ,i Micahel që punon si parukier, pretendon se e ka gjetur këngëtarin pa shenja jete në krevat mëngjesin e Krishtlindjeve në shtëpinë e tyre në Oxfordshire, Britani. “Janë Krishtlindje që nuk do t’i harroj kurrë. Gjëja e parë në mëngjes të gjesh partnerin tënd të vdekur në paqe në krevat… Do të më mungosh përgjithmonë”, shkruan ai. Besohet se Fawaz ka qenë i lidhur me Michael që prej vitit 2012, shkruan sot “Panorama”. Këngëtari i njohur britanik ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare dhe paraprakisht dyshohet se ka ardhur nga mos funksionimi i zemrës. Vdekja e tij po trajtohet si e pashpjegueshme, por jo e dyshimtë. 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password