Flet motra e Stresit: Baballarët tanë njihen, më erdhi keq që Noizy u arrestua

Screenshot_27

Stresi ka disa ditë që është shpallur në kërkim nga policia pas publikimit të një video ku ai gjuan në ajër me “shotgun”. Një video të tillë kishte postuar edhe Noizy, por për të nuk ishte vendosur i njëjti urdhër ndalimi. Në lidhje me këtë reagoi motra e Stresit, Fatjona Lushaj, e cila kishte shkruar në rrjete sociale: “Në fund të videos është edhe ai tjetri, Noizy që gjuan me pistoletë 3 herë në ajër! Po ai pse nuk shpallet në kërkim?! Ndyrësirat, as shanse nuk kanë t’i afrohen”. Mesa duket qëllimi i motrës së Stresit nuk ishte të denonconte Noizy-n, por të tregonte njëanshmërinë e policisë. Në intervistën për “Bluetooth/Gazeta Shqiptare”, ajo ka rrëfyer se i ka ardhur keq për ndalimin e Noizy-t nga policia.

Fatjona si u ndjeve për shpalljen e Stresit në kërkim?

Keq, sigurisht keq. Është e padrejtë. 

Pas kësaj ju u akuzuat se denoncuat Noizy-n për videon e tij me armë, si qëndron e vërteta?

Jo, nuk është e vërtetë. Unë nuk kam bërë asnjë denoncim ndaj Noizy-t. Nuk kam shkuar tek autoritetet, nuk kam bërë asgjë kundër Noizy-t. 

Po statusi yt në rrjetet sociale mendon se i ka nxitur?

Përpara se ta thosha unë, videon e Noizy-t e kishin nxjerrë shumë media dhe ishte publikuar gjithandej. Unë isha një nga të shumtët, por e kishin publikuar shumë të tjerë para meje, po flas për portalet, mediat e tjera.

Po kur u arrestua Noizy çfarë mendove?

Më erdhi keq, nuk duhet ta kishin ndaluar vetëm sepse ndaluan vëllain tim, apo për të treguar diçka.

Mendon se policia është e njëanshme?

Po, është e njëanshme, me vëllain tim ka qenë e njëanshme.

Në fakt, çfarë raportesh ka familja juaj me atë të Noizy-t?

Baballarët tanë njihen, por çfarëdo që të kenë pasur në të shkuarën, ia kanë lënë së shkuarës. I kanë kaluar ato që kanë pasur më parë, tani kemi raporte të mira. Ata janë korrektë me njëri tjetrin.

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password