lefuture

Flet miku i Dashnorit: Jeta luksoze dhe pasioni i 36-vjeçarit për shpejtësinë

2-126

Mëngjesin e sotëm Durrësi, por jo vetëm është tronditur nga aksidenti tragjik që u mori jetën 4 personave. Dashnor Deliallisi është personi që shkaktoi aksidentin, pasi po udhëtonte në sens të kundërt, madje policia i ka bërë shenjë që të ndalonte, por ai e ka rritur shpejtësinë duke mundur të largohet për të shkaktuar më pas aksidentin fatal që i mori jetën atij dhe tre vajzave që udhëtonin me një automjet tip Benz. Por, kush është Dashnor Deliallisi? Një miku i tij ka kontaktuar me redaksinë e Jetaoshqef.al, për të dhënë më shumë detaje për të. Në lagjen e tij, Dashnori njihej si “jevgu”, kjo pasi ai vinte nga një familje rome. Raportuesi shkruan se ai ishte i çmendur pas makinave dhe i pasionuar pas shpejtësisë, gjë që e tregojnë edhe fotot e mëposhtme. Përveç kësaj, Dashnori Deliallisi bënte një jetë mjaft luksoze, gjë për të cilën përflitej shumë në qytetin e Durrësit. Vishej gjithmonë me rroba të shtrenjta dhe udhëtonte shpesh, ndërsa nuk dihet me saktësi puna që bënte, si dhe frekuentonte shpesh klubet e natës në Durrës.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password