lefuture

Flet gruaja e parë me gradën e gjeneralit: Sakfrificë e madhe, kam lënë fëmijët me temperaturë për punën

640x480-general-manushaqe-shehu-1-640x478

Në historinë 100 vjeçare të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, për herë të parë titullin e gjeneralit e ka marrë një grua. Ajo quhet Manushaqe Shehu, është një ushtarake e suksesshme, bashkëshorte dhe nënë e dy fëmijëve. E rritur në një familje të thjeshtë por me prejardhje të qartë ushtarake, duket sikur fati i znj. Shehu ka qenë i shkruar prej fillimit. “Babai im ka qenë ushtarak dhe vëllezërit e mi që janë më të mëdhenj se unë, shërbejnë në Ministrinë e Rendit. Që në vegjëli prindërit na kanë mësuar se rregulli dhe puna të nxjerr në dritë. Ne jemi një familje e madhe ushtarake”, ka treguar ajo pasditen e sotme si e ftuar tek Rudina Magjistari. Më tej znj. Shehu ka rrëfyer se grada që i është dhënë është vlerësim i madh por se po aq të mëdha kanë qenë edhe sakfrificat që ajo ka bërë për të arritur deri këtu. “Natyrisht që është nder dhe vlerësim i madh. Por për të arritur deri këtu është një rrugë e gjatë e duhet shumë sakfrificë duke lënë jetën e familjen mënjanë. Shansi i madh që unë të merrja këtë gradë erdhi në 2013-tën, kur Ministrinë e Mbrojtjes nisi ta drejtojë një grua. Grada e gjeneralit ishte një emocion i veçantë që do doja ta provonin edhe gratë e tjera ushtarake. Por kjo nuk është vetëm meritë e imja. Është edhe meritë e bashkëpunëtoreve dhe e ministers Kodheli. Grada e gjeneralit është përgjegjësi shumë e madhe, me shumë vështirësi, impenjim e përkushtim ndaj detyrës, atdheut e vartësve. Në 2005 kur shkova në Akademinë e Mbrojtjes ishte thyerje e një tabuje, por u bëra model për shumë gra. Duhet disiplinë e hekurt dhe gra të tilla ka shumë që janë modele të FA”, është shprehur ajo. Më tej gruaja e parë gjenerale në Shqipëri, foli eshe për rolin e saj si bashkëshorte dhe nënë: “Jam nënë e dy fëmijëve, djali 25 vjeç dhe vajza 20 vjeçe. Edhe bashkëshorti në fillim të karrierës ishte ushtarak. Me burrin jam njohur, fejuar e martuar gjatë shkollës. Kam 30 vjet që kam krijuar familjen. Kam pasur mbështetje por s’ka qenë e lehtë. Lë pas dore shumë gjëra dhe shpesh edhe vetë familjen. Po nuk arrin dot të rritesh në karrierë, nëse nuk bën sakrificë. Familja ime është frymëzimi im. Ka pasur raste të panumërta që i kam lënë fëmijët me temperaturë. Jam ndjerë keq që nuk i jam gjendur afër, por që të ecësh në karrierë është e paevitueshme”.

manushaqe-shehu-1-640x431

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password