Flet Besjana Kosturi, vajza e përdhunuar nga dy rumunë: Nuk bërtita, fillova të bisedoja me ta

screenshot-4_1476374702-8070196

Shqiptarja Besjana Kosturi, vajza e përdhunuar në Itali disa muaj më parë nga dy shtetas rumunë, ka folur në studion e Rudina Magjistrait në Tv Klan për momentet e tmerrit.
Kosturi ka treguar se si kishte arritur të shpëtonte jetën e saj falë mënyrës së sjelljes me agresorët. Ajo ka thënë se nuk ka bërtitur apo të ketë qarë, por përkundrazi, ka filluar të bisedojë me rumunët, në mënyrë që ata të mos shkonin në aktin tjetër ekstrem, vrasjen. “Më dhanë edhe drogë për të pirë, por ka qenë një luftë me nervat e mia, pasi kam ruajtur gjakftohtësinë, sepse ata vetë ishin të droguar. Unë nuk fillova të bërtisja apo të qaja. Fillova të bisedoja, që ai të qetësohej. Dua të shkruaj një libër për ato vajza që kanë përjetuar këto situata dhe si të dalin prej tyre. Këta njerëz pavarësisht se janë të droguar, ndjenjë frikë dhe nëse ke përdhunuar një vajzë do shkosh në burg, ndaj ata mund të më vrisnin”, tha Besjana. Vajza ka treguar se shumë të afërm shqiptarë nuk arrijnë të kuptojnë guximin e saj për të folur hapur për këtë ngjarje, por Besjana ka një përgjigje: “Pavarësisht paragjykimeve, unë më tepër dua jetën time”.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password