Tanimë ajo është nënë e tri fëmijëve. Beyonce 35-vjeçare në 12 qershor solli në jetë binjakët e saj dhe të bashkëshorti Jay Z. Ata quhen Rumi e Sir. Prej atij çasti, pjesa e tjetër e familjes e cilësojnë si një “super mama”, ndërsa vajza e parë, 5-vjeçarja Blue Ivy pëlqen ta thërrasë veten “motra e madhe”. “Eshtë kaq krenare për vëllezërit dhe shumë e lumtur. është një motër e madhe e zonja e shihet që i do shumë të dy”, tregon gjyshja Tina Knoëles.
Në shtëpinë Carter gjërat prej një muaji kanë ndryshuar tërësisht. “Që kur doli nga spitali e deri tani Beyonce merret vetëm me fëmijët. Doktorët i bëjnë vizitë çdo javë ndërsa dy infiermierë jetojnë aty”, tha për “People” një burim i afër i familjes.
“Veç kësaj ka shumë miq që i shkojnë për vizitë dhe kanë bërë edhe ndonjë festë të vogël në shtëpi fundjavave. Për momentin është e lumtur duke qenë vetëm mami, e s’ka në plan të punojë”./ revistawho.com