Lidhja e saj me Olsin ka disa muaj që përflitet për shkak të krizave të ndryshme që marrëdhënia e tyre ka pësuar. Ndonëse nuk arritën të fitonin dot, as lidhja e tyre e dashurisë nuk mundi të mbijetojë dot jashtë shtëpisë së “Big Brother”. Mirëpo e dinit çfarë do të bënte ndryshe Fjorentina, nëse do të futej sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri? Sipas një fotoje të publikuar nga ajo mbrëmjen e djeshme në Instastory, Fjori shkruan: “Sikur të më jepej edhe njëherë mundësia e kësaj aventure do dija unë si do të luaja me disa njerëz!” Nuk dihet se për kë mund ta ketë, ama kuptohet që nëse Fjorit do i jepej sërish mundësia, gjërat do të ishin shumë më ndryshe./revistawho.com