close
Breaking NewsLajme

Fjorentina dhe Olsi sërish bashkë, puthje të zjarrta në festën e ditëlindjes

olsi fiorentina puthje

Çifti i njohur i Big Brother 9, Olsi dhe Fjorentina mërzitën shumë fansa të tyre kur dhanë lajmin e ndarjes. Edhe pse ishte diçka që pritej pasi ata kishin shumë zënka brenda shtëpisë së Big Brother, sërish ndarja e tyre i mërziti ndjekësit.

Gjithsesi, jeta është e gjatë dhe asnjëherë nuk i dihet. Çifti mund të pajtohet sërish, ose është pajtuar mbrëmjen e kaluar në ditëlindjen e Fjorentinës. Të dy kanë publikuar në Instagram të njejtën foto, me të njejtin mbishkrim, ku shkruajnë “Ndodhi ça ndodhi. U thanë shum fjalë, por ja që ka njerëz që ruajnë respektin për njëri-tjetrin. U bëfsha dhe 100 vjeç. haha flm që je prezent në jetën time”.

Por nuk mbaron me kaq. Aktorja e njohur Ana Lika, mike e ish-banores ka publikuar në Instastory momentin e mbërritjes së Olsit, me një tortë në dorë. Pasi i fryn qirinjtë, Fjorentina i dhuron një puthje në buzë Olsit. Të jenë pajtuar çiti, apo është një puthje për hir të kohëve të vjetra? / Revista Class

Tags : Big Brotherfjorentinaolsi
loading...