lefuture

FJALIMI I PLOTË I HILLARY CLINTON/ “Kjo humbje dhemb por kurrë mos ndaloni së luftuari!”

621951848_hillary-clinton-zoom-5bf026cb-ebbc-4a1b-b647-4614139b82a3

Hillary Clinton pretendohej të fitonte garën për president dhe të bëhej gruaja e parë presidente por kjo nuk ndodhi. Clinton mbajti ditën e sotme një fjalim ku pranoi dhimbjen e humbjes dhe u bëri thirrje mbështetësve të saj të pranojnë Trump-in si president. Ju sjellim fjalimin e plotë të Clinton:

“Faleminderit shumë që keni ardhur. Ju dua shumë gjithashtu. Mbrëmë urova Donald Trump për fitoren dhe i ofrova të punoja me të në emër të vendit tonë. Shpresoj që ai të jetë një president i suksesshëm për të gjithë amerikanët. Ky nuk është rezultati që ne donim dhe punuam shumë dhe më vjen keq që nuk i fituam këto zgjedhje për vlerat që ne ndajmë dhe vizionin që kemi për vendin tonë. Por unë ndihem krenare dhe mirënjohëse për këtë fushatë që e ndërtuam bashkë. Këtë fushatë të madhe, të ndryshme, kreative dhe energjike. Ju përfaqësoni më të mirën e Amerikës dhe të isha kandidati juaj ka qënë një nga nderet më të mëdha të jetës sime. E di sa të zhgënjyer ndiheni sepse edhe unë jam. Dhe kështu ndihen miliona amerikanë të cilët investuan shpresat dhe ëndrrat e tyre. Kjo është e dhimbshme dhe do të jetë për një kohë të gjatë. Por dua të mbani mend këtë. Fushata jonë nuk ishte kurrë për një person, ose një zgjedhje. Ishte për vendin që ne duam të ndërtojmë, një Amerikë shpresëdhënëse, gjithëpërfshirëse dhe me zemër të madhe. Ne kemi parë që vendi ynë është i përçarë më shumë se ç’mendonim. Por unë akoma besoj tek Amerika dhe gjithmonë do besoj. Dhe nëse ti beson, atëherë ne duhet ta pranojmë këtë rezultat dhe të shikojmë drejt të ardhmes. Donald Trump do jetë presidenti jonë i ri. Ne duhet të jemi mendjehapur dhe t’i japim një shans të drejtojë vendin. Demokracia jonë kushtetuese mishëron fuqinë paqësore. Ne jo vetëm e respektojmë atë. Ne e duam atë. Gjithashtu mishëron sundimin e ligjit, parimin që ne kemi të drejta të barabarta dhe dinjitet, lirinë e shprehjes dhe adhurimit. Ne i respektojmë dhe i duam këto vlera, gjithashtu ne duhet t’i mbrojmë ato. Lermëni të shtoj. Demokracia jonë kushtetuese kërkon pjesëmarrjen tonë, jo vetëm katër vjet por gjithë kohën. Kështu që le të bëjmë çfarë mundemi për të avancuar vlerat që kemi, të dashur. Le të bëjmë ekonominë tonë të funksionojë për të gjithë, jo vetëm për ata që janë në krye por të mbrojmë vendin dhe planetin tonë. Të thyejmë çdo barrierë që nuk i lejon amerikanët të realizojnë ëndrrat e tyre. Ne shpenzuam një vit e gjysëm duke mbledhur bashkë miliona njerëz nga çdo cep i vendit për të thënë me një zë se ne besojme se ëndrra amerikane është mjaftueshëm e madhe për të gjithë. Për të gjithë rracat, besimet, për gratë dhe burrat, për emigrantët, për personat LGBT dhe njerëzit me aftësi të kufizuara. Për të gjithë. Jam mirënjohëse që ndodhem mes jush. Dua të falenderoj Tim Kaine dhe Anne Holton që kanë qenë partnerët e udhëtimit tonë. Më ka gëzuar fakti që Tim do përfaqësojë Virginia-n në Senat. Barack dhe Michelle Obama, vendi ynë ju detyrohet ju një mirënjohje të pamasë. Ju falenderojmë për hijeshinë tuaj, udhëheqjen e vendosur që ka shumë kuptim për amerikanët dhe njerëzit nga e gjithë bota. Bill dhe Chelsea, Mark, Charlotte, Aidan, vëllezërit tanë dhe familja jonë, dashuria ime për ju ka më shumë kuptim sesa fjalët që mund të shpreh. Ju dhatë më të mirën në këtë fushatë. Për disa prej jush ishte fushata e parë dhe dua të dini se ju ishit fushata më e mirë që çdokush do pretendonte. Të gjithë ata që kontribuan, faleminderit. Për të gjithë ne dhe për të rinjë në veçanti, shpresoj ta dëgjoni këtë. Unë kam shpenzuar të gjithë jetën time duke luftuar për atë që unë besoj. Kam pasur suksese dhe pengesa, ndonjëherë edhe shumë të dhimbshme. Shumë prej jush janë në fillimet e karrierës së tyre, do keni suksese dhe pengesa gjithashtu. Kjo humbje dhemb por ju lutem kurrë mos ndaloni së luftuari për atë që është e drejtë. Ja vlen të luftoni, ja vlen. Dhe të gjithë grave, veçanërisht vajzave të reja të cilat besuan tek kjo fushatë dhe tek mua: Dua të dini se asgjë nuk më ka bërë më krenare sesa të kem përkrahjen tuaj. E di që akoma nuk kemi arritur majat më të larta në poste drejtuese, por një ditë dikush do mundet dhe shpresojmë shumë shpejt. Dhe të gjithë vajzave të vogla që po e shohin këtë, kurrë mos dyshoni se nuk keni vlera. Ju jeni të fuqishme dhe meritoni çdo shans për të arritur dhe ndjekur ëndrrat tuaja. Më në fund, më në fund jam kaq mirënjohëse për vendin tonë dhe për gjithçka që më ka dhënë mua. I numëroj bekimet e mia çdo ditë që jam amerikane dhe akoma besoj që nëse qëndrojmë bashkë dhe punojmë bashkë me respekt, bindje dhe dashuri për këtë vend, ditët tona të mira janë përpara nesh. Sepse, ju e dini, unë besoj se ne jemi të fortë bashkë dhe ne do të ecim përpara bashkë. Dhe ju kurrë nuk duhet të pendohëni që keni luftuar. Ju e dini shkrimet e shenjta na kanë mësuar: Le të mos lodhemi duke bërë mirë, sepse çfarë do të mbjellim, do të korrim. Miqtë e mi, le të kemi besim tek njëri-tjetri, le të mos mërzitemi sepse kemi akoma shumë punë për të bërë. Jam tepër e nderuar dhe mirënjohëse që ju kam përfaqësuar në këto zgjedhje të rëndësishme. Zoti ju bekoftë ju dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password