• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Fituesja e ‘Eurovizion’ diagnostikohet me HIV: Nuk lejoj askënd ta përdorë këtë fakt kundra meje

Me anë të një postimi Conchita Wurst ka treguar se është duke u mjekuar pas diagnostkimit me HIV. Ajo ka zbuluar se ka marrë disa kërcënime nga persona të ndryshëm që kanë dashur të bëjnë publike gjendjen e saj.

“Nuk do lejoj askënd që të përfitojë nga unë. Prandaj vendosa të tregoj vetë për sëmundjen. Çdokush që ka të njëjtin problem si unë duhet të gjejë forcën për ta përballuar”, ka shkruar 29-vjeçarja .

Conchita ka treguar se ka ndjekur mjekim të rregullt dhe kjo ka bërë që sëmundja të mos përparojë. Tashmë sipas saj nuk ka as rrezik që ta transmetojë tek të tjerët.

Kujtojmë se këngëtarja fitoi ‘Eurovizionin’ në vitin 2014-të  dhe zuri faqet e para të mediave për shkak të paraqitjes së saj fizike. Ajo është transgjinorja e parë fituese në një kompeticion të këtyre përmasave. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE