Fitoi lotarinë europiane prej 168 mln eurosh, shqiptari largohet nga Belgjika

mega_1476787376-6164927

Shqiptari që para disa ditësh fitoi lotarinë evropiane “EuroMillions” në Belgjikë, me shumë prej 168 milionë eurosh, është zhvendosur në Gjermani. Sipas mediave belge, arsyeja e shpërnguljes është pasi milioneri i ri është ndier i rrezikuar. Që nga momenti kur u shpall fitues i lotarisë, pejani nuk është parë më në lagjen e tij. “Vërtet të gjithë i kërkonin atij para. Ishte vështirë për të”, kanë thënë të afërmit e tij, të cilët thonë se nuk e dinë nëse është larguar përkohësisht apo përgjithmonë në Gjermani. Në faqen zyrtare të “EuroMillions”, thuhet se “Q”-ja pëlqen futbollin, filmat e Robert De Niros dhe gatimin e peshkut. Fqinjët e kanë përshkruar atë si “miqësor” dhe “të dashur”, shkruan “Express”. Ai ka thënë se do të vazhdojë të luajë “EuroMillions” dhe se dëshiron ta ndajë pasurinë e tij të re me “njerëzit në nevojë”. Pejani milioner, i cili nga mediat në Belgjikë është identifikuar vetëm si “Q”, është i lindur më 17 shkurt, 1966 në Pejë. “Hln.be” shkruan se si qyteti me 170.000 mijë banorë ishte goditur ashpër në luftë. Në vitet 1998 dhe 1999, ky qytet, shkruan mediumi belg, transmeton “Koha.net”, ishte skenë e masakrave dhe shkatërrimeve të tmerrshme. Peja tani, shkruan “Hln.be”, ka 70,000 banorë më pak. Shumë kanë vdekur, e të tjerët kanë ikur. Raportohet gjithashtu se “Q”-ja, para luftës në Kosovë, ka luajtur futboll për klubin FC Kosova. Më 1998, ai iku nga Peja bashkë me familjen e tij dhe përfundimisht u vendos në Schaerbeek.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password