• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Fiori Dardha zbulon risitë e ‘Boom’: Do të ketë rubrika të reja

Ditën e hënë do të nisë transmetimi i emisionit investigativ ‘Boom’. Programi në fjalë ka në qendër publikimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemet që shqetësojnë njerëzit, por jo vetëm aq. Shpesh ka të ftuar personazhe publikë dhe humor. Këtë sezon të ri pritet të ketë ndryshime të shumta. Fiori Dardha ka zbuluar për ndjekësit në ‘Instagram’ se do të shtohen rubrika të reja, të cilat do të transmetohen në ditë të ndryshme të javës.

Rezultate imazhesh për fiori dardha rozana radi

“Këtë sezon sjellim edhe ‘Femzanat’ në Boom”,-ka treguar Fiori. Më tej një nga ndjekësit e ka pyetur për arsyen e largimit nga ‘Fiks Fare’. “U largova nga ‘Fiks Fare’ që të dashurohesha me ‘Boom”,-është shprehur moderatorja.

Emisioni që drejtohet nga Fiori Dardha dhe Rozana Radi do të transmetohet nga e hëna në të premte çdo mbrëmje, prej 17 shtatorit./revistawho.com

CLOSE
CLOSE