Pushimet e verës janë periudha kur shumica prej nesh shtojnë në peshë për shkak të mungesës së aktivitetit apo tolerimit në konsumimin e ushqimeve kalorike.
Kthimi në rutinën e përditshme është gjithmonë i vështirë dhe për më tepër të vret ndërgjegjia për peshën e shtuar . Gazetarja Fiori Dardha i ka mbyllur pushimet e saj, dhe ka menduar që të konsumojë një mëngjes të lehtë tradicional, siç është trahanaja.
E shëndetshme dhe me pak kalori, trahanaja do të ishte mëngjesi ideal që lë pas brioshin dhe kapuçinon që shohim rëndom në jetën virtuale të ‘Instagramit’.\revistawho.com