• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Lajme

Fiksimi i Armina Mevlanit, në garderobën e saj mund të gjesh me shumicë bluza të tilla

Gjatë viteve ’80 – ‘90 kur u krijuan dhe bandat më të mira muzikore, e veshura e një bluze me logon e tyre ishte mënyra më e mirë për të shprehur adhurimin ndaj një bande të caktuar. Duket se edhe sot pas kaq vitesh ky është kthyer sërish në një trend dhe rrugëve mund të shohim shumë persona që mbajnë veshur një bluzë të grupit të preferuar muzikor. Zakonisht këtë stil e ndjekin fanatikët e muzikës ‘rock’, duke qenë se dhe bandat muzikore i përkasin më së shumti kësaj rryme. Në showbiz-in shqiptar është një vajzë që është shumë e fiksuar pas këtij zhanri muzikor dhe grupeve të ndryshme të “rock ‘n roll”. Bëhet fjalë për Armina Mevlanin, e cila ditën e sotme ka ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ dashurinë e saj të madhe ndaj bluzave me emrat e artistëve ose bandave muzikore. “E fiksuar me bluza artistësh ose bandash qëkur kam qenë 15 vjeçe! Por nuk do t’i vishja kurrë për modë nëse nuk e pëlqej vërtet bandën”, – ka shkruar Armina në postimin e saj.

Në fakt nga fotografitë e Arminës në rrjete sociale kuptojmë se në garderobën e saj ajo duhet të ketë shumë bluza të tilla. Kryesisht ato i përkasin bandave muzikore si: ‘Blondie’, ‘Guns ‘N Roses’, ‘Rolling Stones’, ‘Def Leopard’ ‘AC/DC’, ‘Radiohead’ etj. /revistawho.com