lefuture

FIER/ Zhduket prej dy ditësh 21-vjeçarja, nëna: E kanë trafikuar

elmira-maloka

Një nënë në Fier denoncon zhdukjen e vajzës së saj 21 vjeçare prej dy ditësh. Lindita Maloku thotë se vajza e saj Elmira Maloku, e divorcuar dhe me një fëmijë të vogël, është zhdukur pa asnjë gjurmë. 50 vjeçarja apelon që kushdo që ka dijeni të njoftojë në polici, ku thotë se ka denoncuar zhdukjen e së bijës: “Ka qënë me urdhër mbrojtjeje, ka dhe një djalë që në shkurt i bën dy vjeç. Aktualisht djalin e ka lënë të bashkëshorti për shkak të kushteve që ne nuk i kemi.Pikë së pari po i ofrohem televizionit tuaj që ndokush që e njeh në foto që mundet të shfaqet atëherë të lajmërojë. Nga instancat e policisë së Fierit atë mund ta kenë trafikuar”, tha Lindita Maloku . Siç raporton agjencia e lajmeve “Ora News”, 21 vjecarja Elmira Maloku pas divorcit, prej disa muajsh jetonte me nënën e saj në një ambient aspak të përshtatshëm, ku si banesë shërben një godinë gjysmë e shembur. E kontaktuar Policia e Fierit, deklaron se nuk ka dijeni për rastin, pasi askush nuk ka denoncuar zhdukjen e 21-vjeçares Elmira Maloku.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password