FESTIVALI I KËNGËS/ Kush e surprizoi Edea Demaliaj?


Konkurente e ‘Festivalit të 55 të Këngës’ në RTSH ishte dhe Edea Demaliaj, vajza e vokalistit të grupit ‘Djemtë e detit’, Gentian Demaliaj, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë një vit më parë. Edea po ecën në hapat e të atit, duke qenë një këngëtare potente dhe me një zë të jashtëzakonshëm. “Besoj në ëndrra” është projekt i shkruar nga vetë Edea, me të cilën konkuron në festival, duke na bërë të zbulojmë edhe një tjetër talent të sajin, atë të tekstshkrueses. Gjatë mbrëmjes së djeshme, Edea ka marrë një surprizë vërtet të këndshme nga miqtë e saj të klasës. Kur ajo ishte në prapaskenën e festivalit, ata e kanë surprizuar me një tufë me lule dhe shumë dashuri. Redaksi e Who i uron Edeas suksese në këtë kompeticion e në karrierën e saj si këngëtare.

15644613_692038960961402_1199420553_n-1 15644816_692038964294735_1247090047_n-1

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password