• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Festivali i fundvitit/ Adi Krasta ia beson look-un e tij kësaj atelieje mode shqiptare

Edicioni i 56-të i Festivalit të RTSH-së do të startojë të datat 21, 22, 23 dhjetor.

Duke qenë se këngët dhe artistët janë prezantuar me publikun, tani jemi kuriozë të dimë më shumë rreth surprizave por edhe prezantuesit, Adi Krasta.

Por çfarë do të veshë Krasta përgjatë netëve të festivalit?!

E ftuar sot në programin “Pasditja ime” të gazetarit Eraldo Rexho, themeluesja e markës “Onus”, Lajla Përnaska ka thënë se Krasta ka zgjedhur brand-in e tyre për tu prezantuar në festival.

Ajo është shprehur shumë entuziaste për këtë bashkëpunim, duke e cilësuar si një surprizë të bukur.

Kujtojmë që “Onus” është atelieja e parë e modës në Shqipëri dhe mbrëmë ka festuar 90 vjetorin e krijimit të saj. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE