lefuture

Fejohet Ricky Martin, ja kush është arabi që i ka rrëmbyer zemrën

screenshot_20161117-093826

Ricky Martin ka njoftuar edhe zyrtarisht se është fejuar me artistin arab Jwan Yosef.

Këngëtari puertorikan, i cili u shfaq si homoseksual në vitin 2010, tregoi me krenari unazën në programin e mëngjesit të emisionit të Ellen DeGeneres.

Fituesi i çmimit Grammy tha se kishte rënë në dashuri me 32-vjeçarin e lindur në Siri, të cilin e njohu një viti më parë përmes pikturave të tij konceptuale.

“Pashë artin e tij dhe u çmenda pasi më pëlqen shumë ajo që bën ai. Shumë origjinale. Më pas e kontaktova,” u shpreh Ricky për Ellen.

Martin tha se ishte nervoz kur i propozoi Jwan. Në fillim i deklaroi se kishte diçka për të dhe nuk e pyeti “a do të martohesh me mua?”. Më pas Yosef i tha” Po. Dua ta kaloj pjesën tjetër të jetës me ty”.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password