FAZA E DYTE E APLIKIMIT/ Studentët me mesatare të lartë, jashtë fakulteteve. Çfarë po ndodh me maturantët?


Është mbyllur zyrtarisht faza e dytë e aplikimit të maturantëve për në universitete, por problemet me studentët me mesatare të lartë nuk kanë të sosur.

Edhe pse, pas përfundimit të kësaj faze universitetet kanë shpallur rezultatet e këtij raundi. Referuar të dhënave, në shumë prej fakulteteve ka ende kuota të paplotësuara, çka normalisht nënkupton në teori, më shumë mundësi për maturantët që nuk kanë rezultuar fitues në dy raundet e para.

Mësohet se në të gjitha universitetet kanë mbetur qindra vende të lira, të paplotësuara. Konkretisht, në Fakultetin e Ekonomisë, nga 931 aplikime fituese, ndërsa janë 326 vende të paplotësuara. Në Universitetin e Mjekësisë janë bërë 8 mijë aplikime, ku janë shpallur mbi 500 maturantë fitues.

Atëherë, ku qëndron problemi?

Kristi është një nga studentët që ka rënë preh e kësaj skeme të institucionalizuar nga MASH, (të paktën sipas pretendimit të shumë studentëve, edhe pse kjo e fundit e ka mohuar një fakt të tillë. Me arsyen që janë fakultetet që përcaktojnë kriteretet dhe jo ministria) dhe ka një mesatarë të përgjithshme 9.4. Ai ka konkurruar në Fakultetin Ekonomik të UT-së, por pavarësisht mesatares së lartë, ai nuk ka rezultuar fitues as në raundin e dytë të aplikimit edhe pse universiteti që ai ka dëshirë të studiojë, momentalisht, ka 326 vende të paplotësuara.

Për Opinion.al, ai tha se Ministria e Arsimit nëse kishte menduar për të realizuar një reformë të tillë, të paktën, gjëja më minimale që duhej të bënte, do të ishte vënja në dijeni e çdo nxënësi për mënyrën dhe se si do të funksionojë formula e pranimit në universitete.

Ai tregon se për konkurrimin për të drejtë studimi ka kritere specifike për çdo program të cilat përcaktojnë në mënyrë të pavarur vetë universitetet, mes të cilave më të rëndësishmet janë nota mesatare në lëndë specifike që lidhen me fushën e kërkuar të studimit.

Për ta ilustruar më thejshtë, le të marrim një shembull:

Nxënësit e shkollave të mesme, krahas lëndëve të detyrueshme, kanë të drejtë të zgjedhin lënde me zgjedhje, mes të cilave matematikë e thelluar, letërsi e thelluar, kimi e thelluar, biologji e thelluar, etj.

Le të supozojmë se një student nuk ka zgjedhur të studiojë biologji të thelluar kur ka qenë në gjimnaz, por mbasi ka mbaruar maturën ka vendosur të studiojë për mjekësi. Nëse universiteti ka vendosur si kriter konkurrimi për mjekësi notën në lëndën e biologjisë së thelluar të cilën nxënësi nuk e ka zgjedhur dikur, atëherë ai është penalizuar për shkak të kësaj praktike arbitrare.

Kristi nga tregon, se jo vetëm ai, por edhe të tjerë maturantë ndjehen të revoltuar me mungesën e informimit dhe instrukturimit të tyre për një proces aplikimi i cili zbatohet për herë të parë dhe është krejtësisht i ndryshëm ngaçdo sistem në të shkuarën./Opinion.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password