close
Breaking NewsLajme

Fatmir Hysenbelliu flet për ndarjen me Anxhelina Hadërgjonajn: Arsyet pse i dhamë fund…

anxhelina-dhe-fatmir

I ftuar në emisionin e sotëm në “Fun Day” ka qenë ish-futbollisti Fatmir Hysenbelliu, mjaft i njohur edhe për lidhjen e tij me këngëtaren Anxhelina Hadërgjonaj. I pyetur rreth kësaj lidhjeje nga moderatorja Fatma Methasani, Fatmiri është përgjigjur që ai dhe Anxhelina nuk janë më bashkë. Sipas tij arsyet që çuan në këtë ndarje janë të shumta duke përfshirë largësinë etj. Ai u shpreh se nuk do të kishte një rikthimin mes tyre dhe se tani kanë mbetur miq të mirë, të cilët takohen herë pas here dhe urohen për festa. Megjithatë Hysenbelliu nuk u tregua kategorik për këtë ndarje duke thënë shprehjen “jetës nuk i dihet”. Futbollisti gjithashtu shpjegoi se ndarja me Anxhelinën nuk ndodhi për shkak të modeles Anxhela Martini pasi ata janë takuar më vonë pas ndarjes. Vetëm pak kohë më parë ai u fotografua në një event me mamanë e Anxhelinës, këngëtaren Albërie Hadëgjonaj, ku dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin./ Gazeta Express

Tags : fatmir hysenbelliu
loading...