“Live-i” është një opsion në rrjetin social “Instagram” që u jep mundësi artistëve të komunikojnë dhe të jenë sa më pranë fansave të tyre. Këtë alternativë e ka përdorur edhe këngëtari Shpat Kasapi i cili u ka dhënë mundësi atyre që e pëlqejnë muzikën e tij t’i bëjnë pyetje dhe të shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin.
Njëra prej fanseve ka komentuar këngëtarin e saj të preferuar duke i thënë se ka një jetë që e pret. “Kam një jetë që të pres”- ka shkruar ajo.
”Po të kishe një jetë kishe ardhur, hajde se beqar jam”- i është përgjigjur Shpati fanses së tij. Të jetë e vërtetë se këngëtari nuk është në një lidhje apo përgjigja e tij ishte sa për të larguar vëmendjen nga jeta e tij private?\revistawho.com