FAMILJA MBRETERORE/ Krishtlindje të trishta, mbesa e Mbretëreshës Elizabeth humb foshnjën

famiglia-reale-windsor

Vajza e Princeshës Anna, e martuar me regbistin Mike Tindall, ishte në pritje të ëmbël prej disa muajsh. Lindja e bebes parashikohej për në pranverë. Zara Tindall, mbesa e Mbretëreshës Elizabeth humbi fëmijën pas një aborti spontan. Kështu bëjnë me dije burime pranë Pallatit Mbretëror në Britaninë e Madhe. Zara dhe bashkëshorti i saj prisnin fëmijën e dytë. Por një përfaqësues i familjes dha lajmin se çifti e humbën fëmijën duke kërkuar që privatësia e tyre të respektohet. Ata kanë një vajzë 2 vjeçe. 35-vjeçarja është mbesa e madhe e Mbretëreshës. Ky lajm erdhi në një ditë kur familja pret të festojë Krishtlindjen në rezidencën e Sandringham.

Pershtatur nga TGCOM

c_2_articolo_3048043_upiimagepp

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password