close
Breaking NewsLajme

“Falenderoj bashkëshorten dhe të dashurën”, gafa e futbollistit po ‘çmend’ internetin (VIDEO)

Screenshot_3

Futbollisti nga Gana, Mohammed Anas sapo i bëri gropën vetes. Anas mori çmim për performancën e shkëlqyer me ekipin e tij “Free State Stars” dhe menjëherë u intervista nga gazetarët. “Faleminderit shumë. Gjithmonë e kam ëndërruar ta marr këtë çmim dhe tani e mora. Në fillim dua të falenderoj fansat e mi, bashkëshorten dhe të dashurën time”, -tha futbollisti. Në çast e kuptoi gabimin dhe vazhdoi: “Dua të them bashkëshorten time, më fal, më fal shumë. Të dua me gjithë zemër”. Video ku Anas falenderon bashkëshorten dhe të dashurën po bën xhiron e internetit./revistawho.com

Tags : mohammed anas
loading...