close
Breaking NewsLajme

Facebook sjell aplikacionin e ri që femrat të spunojnë të dashurit e tyre

fb-2

Tashmë nuk keni nevojë të telefononi gjatë gjithë kohës të dashurin për ta pyetur se ku është, apo të ziheni se po ju gënjen. Facebook ka menduar për të gjitha femrat xheloze, pasi ka shpikur aplikacionin më të ri që quhet “Facebook Events”. Instaloni këtë aplikacion dhe do të keni mundësi të shikoni jo vetëm ditëlindjen, por eventet ku miqtë tuaj shkojnë, datën dhe orën.
Falë aplikacionit ju mund të skanoni çdo faqe dhe të shihni nëse ka ndonjë event që mund t’ju interesojë, apo se ku kanë planifikuar të shkojnë miqtë tuaj. Por, duhet të keni kujdes! Çdo veprim që bëni në këtë kalendar, do të jetë i dukshëm në profilin tuaj të Facebook-ut. Ndaj bëni kujdes nëse nuk doni të zbuloheni se kë spiunoni në Facebook.

Tags : aplikacioni i ri i facebookfemrakontrollte dashur
loading...