lefuture

Facebook dhe Google i shpallin “luftë” lajmeve të rreme në rrjet

15615150_303-550x310

Pavarësisht nga përpjekjet e Mark Zuckenberg për të minimizuar rolin e rrjetin social Facebook në fitoren e Donald Trump, përhapja në mënyrë intensive e lajmeve të rreme në këtë platformë është ngritur tashmë në një çështje. Buzzfeed News raporton se më shumë se dhjetëra punonjës të Facebook kanë krijuar një tast forcë jo zyrtare, të dedikuar për trajtimin e kësaj çështjeje. Buzzfeed ka cituar një prej punonjësve që janë pjesë e grupit, megjithëse ai dëshiron të mbetet anonim. “Mark e di, dhe disa prej nesh e dinë se një lajm tmerrësisht i rremë ka qarkulluar në platformën tonë gjatë gjithë sezonit të fushatës.”-thotë burimi. Ndërkohë Google njoftoi të hënën se do të bëjë më shumë për të parandaluar faqet e rreme të lajmeve që përfitojnë para nga reklamat.

Shqetësimi i Zuckerberg

Më parë të hënën, Facebook ka mohuar pretendimet se kishte krijuar një mjet për të ulur numrin e lajmeve të rreme në rrjet para zgjedhjeve, vetëm për të larguar kritikat se Facebook censuronte pikëpamjet konservatore. Lidhur me këtë shqetësim, të shtunën në mbrëmje ai postoi një përditësim të gjatë në profilin e tij. “Nga e gjitha ajo që përmban Facebook, 99% e asaj që shohin njerëzit është autentike”- ka shkruar ai. “Vetëm një sasi shumë e vogël janë lajmet e rreme dhe mashtrimet.”- ka pranuar Mark.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password