Facebook dhe Google po bëhen gati të bashkojnë forcat për të përmirësuar trafikun e internetit.
Kjo linjë, Pacific Light Cable Network, do të lidhë dy kontinente, Azinë dhe Amerikën Veriore, nga Los Angeles-i deri në Hong Kong, plot 12874.75 km me një shpejtësi prej 120 TB (terabits) për sekondë.
Aktualisht, “Faster”, rrjeti që operon nga Oregon-i në Japoni, është 2 herë më pak i fuqishëm se PLCn, që pritet të nisë ndërtimin këtë vit e të hyjë online në 2018-n.
Kabllot dhe telat do të jenë nën Oqeanin Paqësor dhe do të përmirësojnë cilësinë e internetit në të gjithë botën. Gjithashtu, ky sistem i ri do t’i japë Google-it dhe Facebook-ut mundësinë të kenë kontroll më të plotë e më të gjerë në veprimtarinë e tyre. /Blitz.al/