lefuture

Fabrizio Corona në burg, “gratë” e tij sherr për shtëpinë

moric-corona-provvedi

Ish- “mbreti i paparacëve” Fabrizio Corona ndodhet në burg me akuzën e mosdeklarimit të të ardhurave, e një sërë akuzash të tjera që i referohen shumave marramendëse të parave që ai zotëron, të pajustifikuara. E teksa fotografi është i izoluar e po përpiqet të zgjidhë problemet me drejtësinë, në shtëpinë e tij jeton e fejuara e “fundit” Silvia Provvedi. Ai nisi një romancë me të pas daljes nga burgu, gjatë kësaj vere. Lidhje, që kujtojmë se bëri bujë të madhe prej pozave intime të çiftit mbi varkë. Silvia po e pret të dashurin e famshëm të dalë nga burgu, në shtëpinë e tij, bashkë me të motrën. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak ish-gruas së Coronas, modeles Nina Moric. Siç raportojnë mediat italiane, mes tyre ka nisur një betejë publike. “Si guxojnë të jetojnë në shtëpinë e ish-burrit tim? Atë apartament e kam paguar dhe unë, gati 1 milionë e gjysmë euro, ndonëse tani nuk është më i imi. Sërish më duket absurde që të jetojnë motrat Donatella. Nëse dikush duhet të jetojë në atë shtëpi, ai është Carlos, djali im dhe i Fabrizios. Por meqë është minoren dhe nuk mundet, s’e kuptoj si guxojnë ato të rrinë aty. Dhe dalin me flamur edhe në televizor, duke u krekosur. Për fat të mirë unë dhe Carlos s’kemi nevojë për shtëpi”, mësohet të ketë thënë kroatja Moric.
Shpejt ka ardhur përgjigja e Silvias, të fejuarës së Coronas që me sa duket, as që ka ndërmend të lëvizë. “Nuk ka ndryshuar asgjë, jetojmë akoma aty. Mund të qëndroj aty dhe nuk është e vërtetë që më kanë përzënë, edhe pse kam lexuar tituj që motrat Donatella po kërkojnë shtëpi”, ka thënë Provvedi.

apertura-nina-silvia

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password