Fabrizio Corona në burg, e dashura këngëtare e pret jashtë: Heq dorë nga jeta ime për të, kam besim


Këto festa, i ashtuquajturi “Mbreti i Paparacëve” Fabrizio Corona i ka kaluar në burg. Por e dashura e tij Silvia Provvedi nuk e ka harruar dhe as për Vitin e Ri nuk ka munguar dedikimi për të. Përmes një fotoje ku shfaqen të dy të përqafuar, këngëtarja e grupit “Le Donatella” i ka uruar të gjithëve festat. Më herët ajo ka lënë disa fjalë për Fabrizion duke i thënë se i mungon shumë e se po e pret. “Gëuar ty… Njeriu që më shumë më mungon dhe më i veçantë që kam”, ka shkruar ajo. Edhe në intervista Provvedi ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë me Fabrizion ndonëse ende nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë ai pas hekurave. “Unë po heq dorë nga jeta ime dhe e bëj sepse besoj tek Fabrizio dhe e mbroj. Ndonëse e di se koha e lirisë së tij sa vjen e shtyhet. Shpresoj në një mrekulli, shpresoj tek ligji”, ka thënë ajo për të përjavshmen “Chi”./ revistawho.com

silvia-provvedi2

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password