Një nga aktorët më të njohur turq, por shumë i dashur edhe në Shqipëri, Kenan Imirzialoglu apo ‘Ezeli’, komentohet shpesh për jetën profesioniale apo atë private. Në rrjete sociale ka qarkulluar prej kohësh një foto e tij duke u puthur me një vajzë tjetër, e cila nuk është bashkëshortja e tij, Sinem Kobal. Kjo foto e cila qarkulloi në mediat turke për ditë me radhë nuk ka patur asnjë reagim nga ana e aktorit apo partneres së tij. Mbase vajza në foto është thjesht një fanse dhe fotografia është shkrepur në moment të papërshtatshëm.