• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Evi Reçi sapo na bëri kuriozë, rikthehet në muzikë me një këngë dedikuar një vajze të njohur

Këngëtarja Evi Reçi i ka munguar shumë skenës shqiptare, pasi nuk ka sjellë një klip të ri prej vitesh. Por rikthimi duket se do të jetë shumë i shpejtë. E ftuar në ‘Pop Culture’ këtë të shtunë, këngëtarja ka zbuluar planet e afërta. Nga video e shkurtër e publikuar me momente të emisionit, Evi tregon që shumë shpejt do publikojë një këngë të re. “Projekti i ri do ketë shumë ritëm dhe aty i këndoj një vajze që njihet në Shqipëri”,-u shpreh Evi pa zbuluar më tepër për këngën e re.

Më tej këngëtarja ka zbuluar edhe plot detaje për jetën në Itali ku është shpërngulur prej kohësh. Mesa duket rikthimi në muzikë i Evit do të jetë i fuqishëm, por për më tepër na mbetet të presim ditën e nesërme./revistawho.com

CLOSE
CLOSE