Ajo është një nga emrat më të pëlqyer të muzikës shqiptare por që aktualisht jeton në Itali ku edhe drejton një emision radiofonik. Megjithatë Evi Reçi nuk e ka braktisur për asnjë çast muzikën dhe kjo dëshmohet në projektin e radhës në Itali, i cili mori jetë gjatë këtyre ditëve. Ajo ka marrë pjesë në dy musical në Itali, ku ka patur rolin kryesor, atë të Eva Peron në “Evita” dhe gjithashtu një rol kryesor në musicalin “Cats”. Shfaqjet janë realizuar në Teatrin Everest në Firence dhe për Evin kjo është një ëndërr e bërë realitet.